• Shqip
  • English
  • E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Bllokohet puna te Aeroporti i Prishtinës, punonjësit në protestë


    Punonjësit e Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” mbajtën sot një protestë 1-orëshe.

    Mediat vendase njoftojnë se protesta nisi në orën 08:00, ndërsa arsyeja lidhej me padrejtësitë që po u bëhen punëtorëve dhe përmes protestës do të kërkojnë realizimin e të drejtave të tyre.

    Kryetari i sindikatës së pavarur të aeroportit përmendi se ndër kërkesat është kompensimi, eliminimin e dallimeve në paga, pagesën e përvojës së punës dhe orët e punës gjatë fundjavës të paguhen sipas ligjit të punës.

    Sipas tij për gabimin më të vogël punëtorët po gjobiten me deri në 16.000 euro./ Tiranapost.al