Aktualitet

Protesta në Serbi, reagon Vuçiç: Edhe 5 milion të dilni...

Protesta në Serbi, reagon Vuçiç: Edhe 5 milion të

“Jo me këmisha të përgjakura” shkruhej në parullat që mbanin në duar të shtunën serbët, të cilët protestuan duke bërë thirrje kundër qeverisë dhe presidentit Vuçiç. Protesta u mbështet nga opozita serbe, e cila ka denoncuar dhunën e pushtetit ndaj shumë eksponentëve që flasin kundër politikave qeveritare. Presidenti Vuçiç ka reaguar në lidhje me protestat. Ai ka thënë se protesta është opozitare dhe se nuk do plotësojë asnjë kërkesë të opozitës, sado në numër të shtohen dhe sado të zgjasin protestat.

I cituar nga mediat serbe, por edhe nga ato ruse, Vuçiç ka thënë: “Ecni sa të doni, unë nuk do plotësoj asnjë kërkesë tuajën. Sikur edhe 5 milionë të mblidheni …Unë nuk punoj i ndjerë në presion për prandaj dallohem nga gjithë të tjerët”.

Këto Vuçiç i tha gjatë një tubimi për forumin e gruas në partinë SNS në Beograd, ku ndodhej edhe kryeministrja e vendit, Brnabiç. Kujtojmë se protesta nisi pasi u raportua se kryetari i Partisë së Majtë serbe, Borko Stefanoviç u dhunua. Vuçiç shtoi se protestuesit mund të marshojnë sa të duan, përderisa nuk shkatërrojnë prona e nuk lëndojnë njeri. Presidenti serb tha se në protestë nuk ka pasur të rinj dhe se asgjë mesazh serioz nuk është përcjellë.

Por ai theksoi në fund: 'Nëse doni zgjedhje, ok, por nuk kam ndërmend të lëshoj pe kundrejt marrëzirave tuaja, edhe nëse marshoni çdo ditë për katër muaj'./ Tiranapost.al.

http://www.tiranapost.al/manifestime-edhe-ne-serbi-ne-beograd-protestohet-kunder-dhunes-se-qeverise/