Aktualitet

Protesta, në Gjykatën Kushtetuese dhe... Masat e PD kundër kryeprokurorit të ri

Nëse mazhoranca zgjedh kryeprokurorin e ri të përkohshëm, opozita do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese. Paralajmërimi është bërë nga kreu i PD, Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët. Veç kësaj mase, opozita do të nisë dhe protesta.

“Një mandat i siguruar në shkelje të kushtetutës është nul. Çdo vendim i marrë nga ky njeri, po është prapë nul. Ne ndo ndërmarrim çdo hap institucional, do denoncojmë, do protestojmë. Po krijohen institucione anti-kushtetuese nga Edi Rama. Një institucion politik do mbrojë politikanët e korruptuar”, deklaroi Basha.

Kryedemokrati po ashtu kishte dhe një mendim për deklaratat e ambasadorit amerikan, Donald Lu. Ai ka se nuk mund ta imagjinonte se si një ambasador do të kërkonte të shkelej Kushtetuta.

“Nuk komentoj, e as komentoj ambasadorët e huaj. Nuk mund ta imagjinojë që një ambasador t’i kërkojë Kuvendit të shkelë Kushtetutën, do ishte pa sens dhe do shkelte reformën në drejtësi. Kemi krizë dhe dhunim flagrant të Kushtetutës. Kemi bllokim të reformës në drejtësi. Kemi një krizë kushtetuese”, tha ndër të tjera kreu i PD, Basha duke vlerësuar se kjo nuk mund të zgjidhet me arnime apo me sajesa anti-kushtetuese.

“KLP duhet të ishte krijuar brenda 10 prillit të vitit 2017. Vetëm KLP mund të marrë vendime mbi mandatin e Kryeprokurorit. Kushtetuta qëllimisht nuk lë hapësirë për periudhë tranzitore për zgjedhjen e Kryeprokurorit. Çdo institucion i papërfshirë në kushtetutë, i ngritur me çfarë do ligji dhunon rëndë kushtetutën, për të sabotuar krimbnin e SPAK, për të sajuar një Kryeprokuror politik. Gjithçka tjetër është propagandë, antikushtetuese dhe anti-reformë”, tha Basha./g.f/tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]