• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • 25 rreshtat e Mirës Kontribues Të gjitha

    Protesta e sotme si të thoshe: Basha ik!


    Përtej faktit që pjesëmarrja ka rënë ndjeshëm duke dëshmuar zhgënjimin me udhëheqësit e opozitës, që kanë bërë vigan-shkurtabiq me popullin demokrat, duke i përgatitur pas çdo proteste për rrëzimin e qeverisë, dhe duke u tërhequr ndjeshëm ditën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

    As revolucioni, as rrëzimi i Edi Ramës nuk ngjau. “Rama go”, përkthimi shpesh i gabuar në anglisht i protestës në shqip “Rama ik” vazhdon të çojë para qeverinë e mërzitshme të Edi Ramës, falë paaftësisë së opozitës, si në ide dhe në forcë. Ka zëra se pas kësaj proteste do të kërkohet shkarkimi i Bashës, i cili do t’i bënte nder vendit ndoshta duke i hapur rrugë një opozite më dinjitoze që mund të ballet me atë aktualen, e cila nuk është assesi në ditët më të mira të saj. Protesta sot vdiq dhe të paktën qeshëm pak me banderolën e shkruar me lapsus.

    Basha ik që të ikë Rama, ndoshta është formula.

    *Rubrika 25 rreshtat e Mirës nuk lejohet të ribotohet pa lejen e editorit. Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]