Politikë

Protesta e PD rëndon trafikun; Veliaj kërkon miqësisht zhvendosjen e çadrave

Protesta e PD rëndon trafikun; Veliaj kërkon miqësisht

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka kërkuar në mënyrë miqësore nga protestuesit e opozitës që të zhvendosen për të liruar trafikun. Ai ka theksuar se Bashkia e respekton të drejtën për të protestuar, por kërkon miqësisht që të gjendet një zgjidhje për mosbllokimin e rrugës Bulevardit.

“Jam shpresëplotë që ndoshta do kemi një mirëkuptim edhe nga bllokuesit e Bulevardit që çadra ose të zhvendoset te lulishtja e Piramidës, ose në një hapësirë tjetër, ku të mos bllokohet lëvizja e autobusëve. Kështu, mijëra qytetarë që sot nuk arritën në punë në orar, të mos kthehet në një problem kronik gjatë gjithë kësaj periudhe. Do të respektojmë të drejtën e çdokujt për të protestuar, megjithatë nëse mund të gjejmë një bashkëpunim që kjo të mos bllokojë jetën e përditshme të qytetarëve të Tiranës, që duan të jetojnë me punë, të ndjekin shkollën dhe që duan të vazhdojnë jetën normalisht, besoj se do të arrijmë një konsensus”, theksoi Veliaj.

cadra 3

cadra 6