Aktualitet

Protesta e opozitës, individë me precedentë duan të destabilizojnë vendin

Protesta e opozitës, individë me precedentë duan të

Policia e Shtetit u bën apel forcave politike të angazhuara për tubimin e datës 16 shkurt që të shmangin retorikat, të cilat nxisin veprime kundër rendit e qetësisë publike.

Sipas një komunikate të publikuar për mediat, policia thekson se në protestë do të marrin pjesë persona me precedent penal të cilët synojnë destabilitet në Shqipëri

"Po ashtu Policia e Shtetit ndan me publikun shqetësimin për përfshirjen në atë tubim të individëve me precedentë penalë apo të nxitur nga aktorë të tretë, të cilët synojnë krijimin e një klime destabiliteti në Shqipëri", njofton policia.

Policia thotë se garanton të drejtëne  tubimit, por u kërkon qytetarëve që të marrin masa për kufizimin e lëvizjes më 16 shkurt në mjediset ku do të zhvillohet protesta.

"Duke garantuar të drejtën e tubimit dhe lirinë e shprehjes së qytetarëve që manifestojnë për pikëpamjet e tyre politike, Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që s'kanë lidhje me këtë tubim, të marrin masa për kufizimin e lëvizjes së tyre gjatë datës 16 shkurt në mjediset ku do të zhvillohet protesta", thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Shtetit informon gjithashtu se do të kryejë kontrolle intensive të mjeteve në disa akse kryesore me qëllim që të parandalojë përfshirjen e personave me rekorde dhe precedentë kriminalë në protestën e datës 16 shkurt në interes të sigurisë së pjesëmarrësve të saj dhe të qytetarëve të tjerë./Tiranapost/A.C