Politikë

Protesta e dhunshme e 16 shkurtit, Ngjela: Kryeministria u mbrojt me metodë të FBI-së

Esencë editori/ Avokati Spartak Ngjela thotë se skema e mbrojtjes së Kryeministrisë në protestën e dhunshme të opozitës më 16 shkurt, ishte e njëjtë me atë që bën FBI-ja amerikane.
Protesta e dhunshme e 16 shkurtit, Ngjela: Kryeministria u mbrojt me metodë

“Opozita kërkon destabilizim dhe deri diku edhe Edi Rama. Frikë nga reforma kanë të tërë. E rrethuan kështjellën, e pe? Ata ishin mullinjtë e erës. E pe skemën se si e mbrojtën kryeministrinë ishte si e FBI-së. Këtë skemë nuk e bëjnë këta tanët”, tha Ngjela në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24.

Ai thotë se djegia e mandateve nga opozita nuk i shërben aspak politikës shqiptare. Sipas tij, heqja dorë nga mandatet është një proces institucional dhe kjo kërkon kohë.

Duke komentuar deklaratën e ambasadës amerikane, e cila sot deklaroi se vendimi i opozitës për djegien e mandateve do të cenojë themelin e demokracisë, Ngjela the se shkaku kryesor që ka prodhuar këtë lëvizje politike të opozitës është bërë KLGJ-ja dhe KLP-ja. /Tiranapost.al/