• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Kryesore Të gjitha

    Prostitucion në grup për 100 euro. Kapen në flagrancë 6 persona, momenti i arrestimit


    Forcat blu kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “Free Time”, duke arrestuar kështu në flagrancë shtetasit: M.Thanas, 26 vjeçe, banuese në Tiranë, M.Cela, 38 vjeç banues në Tiranë, D.Haka 34 vjeç banues në Tepelenë, R.Zhitoni, 39 vjeç , K.Zhilla, 26 vjeç, D.Sharra, 27 vjeç të tre banues në Tiranë.

    Këta shtetas në kohë dhe në vende të ndryshme në qytetin e Tiranës kanë shfrytëzuar, ndërmjetësuar dhe marrë pagesa për prostitucion që varionin nga 50 deri në 100 euro.

    Personat e dyshuar si organizatorët e këtij aktiviteti,M.Thanas dhe M.Cla kanë ndërmjetësuar për të ushtruar prostitucion tek e reja me iniciale T.GJ. Ditën e hënë ata u kapën në flagrancë në ambientin e një hoteli në periferi, duke ushtruar prostitucion ne grup me klientët R.Z, D.K dhe K.Zh.

    Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 1 automjet tip Hyundai, 4 aparete telefonike,  20000 lekë të reja, 2 doza kokainë dhe një dozë e dyshuar si Cannabis Sativa.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale, shfrytëzim prostitucioni dhe trafikim të personave të rritur./Copyright TiranaPost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]