Aktualitet

Pronat e zëna nga të tjerët. Publikohet lista me pronarët që do dëmshpërblehen

Pronat e zëna nga të tjerët. Publikohet lista me pronarët

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se ditën e premte ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 290 (dyqind e nëntëdhjetë) kërkesa, të paraqitura nga subjektet përfitues, pronarë të pasurive të paluajtshme, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale, që përfitojnë deri më tani kompensimin/shpërblimin në vlerë, në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.

Kështu fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto 290 (dyqind e nëntëdhjetë) kërkesa, është në vlerën 318 739 310,47 (treqind e tetëmbëdhjetë milion e shtatëqind e tridhjetë e nëntë mijë e treqind e dhjetë presje dyzet e shtatë) lekë.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim. Për të parë listën e përfituesve kliko KËTU./ Copyright Tiranapost.al