• Shqip
  • English
  • E premte, 15 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Pronari i lokalit dhunohet nga 8 persona: Kishin pirë alkool më herët dhe u kthyen


    Pronari i një lokali në Pogradec që u dhunua nga tetë persona tregoi për policinë sesi ndodhi ngjarja. I lënduari është 40-vjeçari nga Dunica, Erjon Çollaku, i cili pasi përfundoi në spital denoncoi në polici ngjarjen.

    “Më goditën disa persona që më herët kishin konsumuar alkool në lokalin tim. Ishin larguar dhe u rikthyer në momentin që po mbyllja lokalin”, raportohet të ketë thënë Çollaku. Veç dhunës së ushtruar ndaj tij, autorët thyen të gjithë xhamat e lokalit.

    Pronari ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post