• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Kryesore Të gjitha

    Prokuroria sqaron ngjarjen: Vrasja në Korçë për hashashin


    Tashmë është zyrtare, vrasja që ndodh në fshatin Braçanj të Devollit ka ndodhur për shkak të hashashit. Prokuroria ka sqaruar gjithë ngjarjen e ndodhur të mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 20:40. Policia është njoftuar nga disa banorë të zonës, ku dy nga të plagosurit e ngjarjes kishin këkruar ndihmë.

    Si ndodhi ngjarja

    Ne momentin e parë ka shkuar Policia e Komisariatit të policisë Devoll, thekson prokuroria, ku gjatë intervistimit të njërit prej të dëmtuarve, Danjel Tola, ka thënë se ngjarja lidhej me emigrimin nga kufiri jeshil.

    Sipas Daniel Tola, pasi është telefonuar nga Mendar Burnazi, i është kërkuar të shkonte në fshatin Brançanj se dhe taksinë që do merrte do ja paguante ai. Ka marrë taksi në qytetin e Bilishtit dhe është nisur në drejtim të fshatit Braçanj.

    Taksia kushtonte 1500 lekë. Në momentin që është afruar në fshat nga numri i Mendarit është telefonuar sërish duke e orientuar për të qëndruar në afërsi të fshatit në rruga që njihet si rruga e varrezave, rreth 20 metra pa hyrë në fshat. Ne momentin e qëndrimit nga një magazinë aty afër ka dalë një person që i dëmtari e përshkruan në deklarimet e tija, i ka parë fytyrën në ndriçimin e makinës dhe ka fiksuar xhupin që mbante veshur ky person.

    Personi që ka dalë nga kjo magazinë i ka kërkuar Danielit të largohet 100 metra nga makina ka shkuar dhe ka paguar taksinë dhe më pas e kanë marrë me forcë dhe e kanë çuar në afërsi të varrezave ku ka parë disa persona në errësirë dhe të shtrirë dhe të dëmtuar: Zarif Alliu dhe Mendar Burnazin, ku i është kërkuar nga personat e tjerë që t’i merrte të dëmtuarit të kujdesej për ta dhe më pas autorët janë larguar nga fshati duke i lënë atje.

    Më pas kanë kërkuar ndihmën e familjarëve në banesat aty pranë. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u konstatuan gjurmë biologjike të freskëta njollash të kuqërremta si ato të gjakut, bisht cigare dhe pjesë sendet të forta me njolla të kuqërremta si ato të gjakut (copa druri). Dy bidonë plastikë të vëllimeve 0.5 litër dhe 1. litër ku nga përpunimi në kushte laboratorike u përftua një gjurmë papilare gishti për të cilën u bënë vendimet daktiloskopike përkatëse.

    Zarif Alliu dhe Mendar Burnazi për shkak të dëmtimeve u transportuan në spitalin civil Korçë dhe si pasojë e dëmtimeve të mëdha Zarif Alliu ka ndërruar jetë në orën 06.40 minuta.

    Viktima Zarif Alliu, thotë prokuroria, dhe i dëmtuari Mendar Burnazi dyshohet të kenë patur aktivitet kriminal në drejtimin e transportit të lëndëve narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbër në zonën e rrethit të devollit i cili duhet të jetë dhe motivi i kësaj ngjarje.

    Më pas Mendar Burmazi ka thënë se viktima kishte patur marrëdhënie me një shtetas ende të paidentifikuar i cili i ka ngritur pritë duke i marrë nga një pikë takimi përgjatë rrugës nacionale Korçë-Bilisht dhe i ka çuar në fshatin Braçanj tek varrezat ku sapo zbritën kishte persona të tjerë që i prisnin me sende të forta nëpër duar dhe ndaj tyre është përdorur dhunë barare.

    Dhuna më e madhe ishte mbi Zarifinin pasi inati dhe problemi ishte me të. Ai kishte një detyrim që i duhej paguar nga personi që ai identifikon si « dajo » jo nga zona e Korçës por nga Shqipëria e mesme ose e veriut në një shumë prej 12000 euro për transport të lëndëve narkotike.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]