Politikë

Prokuroria sekuestron videon e re të PD-së  

Prokuroria sekuestron videon e re të PD-së   

Prokuroria për Krimet e Renda ka sekuestruar videon e transferuar mbrëmë në programin "Opinion", ku shfaqej Fredi Alizoti. Oficerë të krimeve kanë shkuar në selinë e PD-së ku kanë bërë administrimin e materialit filmik, në cilësinë e provës materiale.

Deputeti i PD-së Ervin Salianji publikoi në emisionin “Opinion” një video ku në një kamera të fshehtë ku Fredi Alizoti, aktori i zërit të Agron Xhafajt është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. / Copyright Tiranapost.al