Aktualitet

Prokuroria nxjerr të pastër izraelitin e akuzuar për përgjim

U fol e u stërfol gjatë për izraelitin Yoram Frig, se kishte ardhur në Shqipëri për të përgjuar. Mediat nxituan madje të thonin edhe se është paguar 2 mijë euro për llogari të një biznesmeni.

Disa thanë të një deputeti. Frig u arrestua më 23 mars 2017 në Rinas pasi iu zbulua një pajisje përgjuese në çantë. Madje edhe në dëshminë e tij ai pranoi se kishte ardhur për të përgjuar, aq sa i bllokuan edhe pasaportën.

Por, dy javë më vonë, Prokurori ndryshon qëndrim, duke i cilësuar të gjitha këto si të pavërteta. Jo vetëm kaq, por ekspertiza e Prokurorisë thotë se pajisja nuk është për përgjime. Por pa thënë se për çfarë shërbente realisht pajisja.

Në këtë mënyrë, Prokuroria e Tiranës ka pushuar çështjen e hetimit ndaj izraelitit, duke ngritur më shumë pikëpyetje lidhur me pajisjen e Frig dhe pse kishte ardhur në Shqipëri. Për të mos folur për dëshminë e tij dhe bllokimin e pasaportës. /Copyright Tiranapost.al/