Aktualitet

Kontroll lejeve dhe punës së inxhinierëve/ Prokuroria hetim në Tiranë dhe Durrës për pallatet e shkatërruara

Kontroll lejeve dhe punës së inxhinierëve/ Prokuroria hetim

Prokuroritë e Durrësit dhe të Tiranës ka regjistruar çështjen penale për pallatet që u shembën dhe të cilat rezultonin edhe pa lejen përkatëse. Prokuroritë kanë ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës nga mbikëqyrës të ndërtimeve, moskryerje të detyrës nga inxhinierët dhe nëse ndërtuesit kanë respektuar lejen e marrë, “Ndërtim i paligjshëm”.

Në lidhje me këtë Prokuroria e Tiranës ka ngritur një grup hetimor. “Hetimi ka si objekt kryerjen e veprimeve të shpejta në drejtim të sqarimit të rrethanave konkrete, që kane çuar në pasojat e ardhura dhe gjendjen e ndërtimeve”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.

Njoftimet e Prokurorisë:

Durrës

Më datë 29.11.2019 Prok. Durrës ka regjistruar çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26.11.2019 ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash që kanë shkaktuar vdekjen e një numri personash.Për këtë dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e det nga nepunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve.Çështja është regjistruar për veprat penale; “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 k.penal.

Tiranë

Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka filluar kryesisht hetimet ne lidhje me situaten e krijuar nga fatkeqesia natyrore.  Hetimi ka si objekt kryerjen e   veprimeve te shpejta ne drejtim te sqarimit te rrethanave konkrete, qe kane cuar ne pasojat e ardhura dhe gjendjen e ndertimeve. Veprat penale qe po hetohen jane ato te Shperdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ku do hetohet per organet qe kane miratuar lejet e ndertimit dhe nese ato jane dhene ne mbeshtetje te ligjit, si dhe nese ndertuesit kane respektuar lejen e marre, Ndertim i paligjshem, parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal, Dhenia e ndihmes per ndertim te paligjshem, neni 199/b i Kodit Penal. Ne lidhje me kete hetim Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, ka ngritur nje grup hetimor. Ne vijim te veprimeve te kryera, i kerkohet informacion Bashkise se Tiranes per banesat e evidentuara tashme si te prekura nga termeti dhe te klasifikuara jo ne kushtet e duhura per banim. I njejti informacion i eshte kerkuar dhe strukturave te tjera shteterore./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/termetet-nxjerrin-dhe-gabimet-prokuroria-nis-hetimet-sekuestron-dosjet-e-200-e-ndertesave-te-demtuara-dhe-ato-qe-shkaktuan-viktima/