• Shqip
  • English
  • E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Prokuroria kërkon shenjat e gishtërinjve të Valdrin Pjetrit


    Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar shkresën Ministrisë së Brendshme që të marrë shenjta e gishtërinjve për kryebashkiakun e ri të Shkodrës, Valdrin Pjetrit.

    Kërkesa vjen pas akuzave të PD-së, se Valdrin Pjetri ka qenë i arrestuar 16 vite më parë në Itali për trafik droge.

    Pasi shenjat e gishtërinjve kërkohen nga Prokuroria dhe sigurohen nga Ministria  e Brendshme, është Ministria e Drejtësisë e cila i dërgon shenjat në Itali, në këtë rast, për të verifikuar akuzat e opozitës.

    Vetë Pjetri i ka mohuar akuzat duke thënë se është i hapur për verifikim dhe të vërtetën mund ta nxjerrë vetëm institucionet e drejtësisë./ Tiranapost.al

    Rama ‘lëshon’ Valdrin Pjetrin: Nuk kam ndërmend të toleroj askënd në kurriz të PS-së