Aktualitet

Prokuroria kërkon arrestimin e Saimir Tahirit, për një akuzë që e ka shpallur vetë të pafajshëm

Prova më e fortë e Prokurorisë kundër Saimir Tahirit, është përdorimi i makinës së tij dhe udhëtimi i tij me Habilajt.

Por ka qenë vetë kjo Prokurori që e ka shpallur të pafajshëm ish-ministrin e Brendshëm (asokohe ministër i Brendshëm) për akuzën në fjalë.

Prokuroria e Fierit i mori akuzat e tij në shqyrtim dhe pas një hetimi të shpejtë dymujor e deklaroi çështjen të pushuar pa akuzë duke deklaruar se nga hetimi nuk është vërtetuar të ketë elementë të ndonjë vepre penale.

Kjo u theksua edhe gjatë mbledhjes në Këshillin e Mandateve. Vendimin e Prokurorisë mund ta shihni të plotë këtu: http://shqiptarja.com/pdf/new/Vendimi%20i%20Prokurorise%20per%20pushimin%20e%20ceshtjes%20Zagani_001.pdf / E.D/ Copyright Tiranapost.al