Aktualitet

Prokuroria kërkon 37 vite burg për 5 persona; Kultivuan 12 000 rrënjë kanabis

Prokuroria kërkon 37 vite burg për 5 persona; Kultivuan 12 000

Prokuroria e Korçës kërkon 37 vite burg për pesë persona, pjesë e një grupi të organizuar kriminal për kultivimin e hashashit.

Operacioni policor u zhvillua në zonën e Ersekës në korrik të 2016-tës, ku u sekuestruan rreth 11.500 rrënjë kanabis.

Gjatë arrestimit të organizatorëve, janë gjetur në parcela edhe rreth 20 persona të tjerë, punëtorë, të cilët nuk kishin dijeni se bima e mbjellë ishte lëndë narkotike. Kjo, pasi organizatorët, e kishin organizuar mbjelljen e parcelave në një formë të tillë që, një rresht ishte me kanabis, ndërsa një rresht me misër.

Në përfundim të gjykimit për këta persona, Prokuroria e Korçës kërkoi dënimin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim, si vijon:

1. Edmond Gjata të dënohet me 8 vjet burgim

2. Asllan Zyba të dënohet me 8 vjet burgim

3. Ardian Dauti të dënohet me 7 vjet burgim

4. Adriatik Begaj të dënohet me 6 vjet burgim

5. Hasan Hyka të dënohet me 8 vjet burgim

Procesi ndaj këtyre persona është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtorë.