Aktualitet

Prokuroria e Durrësit përgënjeshtron lajmin: S'ka hetim për bashkëshorten gjyqtare të Theodhori Sollakut

Prokuroria e Durrësit përgënjeshtron lajmin: S'ka hetim

Mbrëmë u transmetua në media lajmi se ka nisur një hetim për bashkëshorten e ish kryeprokurorit Theodhori Sollaku, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë, nga Prokuroria e Durrësit për shpërdorim detyre. Por prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës ka përgënjeshtruar lajmin, duke u shprehur se ndaj gjyqtares Sollaku nuk është regjistruar asnjë procedim.

Në dokumentin që shihni më poshtë prokuroria është shprehur:

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës nuk ka regjistruar procedim penal ndaj gjyqtares Znj. Zegjine Sollaku, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë”.

Dekument i publikuar nga Fax Web

Ky dokument mban firmën e drejtueses së prokurorisë Anita Jella.Kujtojmë se dje u tha se padia ndaj saj është depozituar nga Natasha Petrela e cila e akuzon Sollakun se ka treguar njëanshmëri në procesin gjyqësor të ngritur prej saj për çështje pronësie.

Zegjine Sollaku ka qenë pjesë e trupit gjykues në çështjen Xhisiela./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/bashkeshortja-e-theodhori-sollaku-po-hetohet-per-shperdorim-detyre/