Aktualitet

Prokuroria dy letër-porosi për kapitenin e jahtit luksoz të braktisur në brigjet e Shëngjinit

Prokuroria dy letër-porosi për kapitenin e jahtit luksoz të

Ende asnjë gjurmë për zhdukjen e mistershme të kapitenit turk Sezgin Yavuz. Edhe pse kanë kaluar 3 javë nga zhdukja e tij policia dhe prokuroria e Lezhës nuk kanë rënë ende në gjurmët e 34-vjeçarit.

Mësohet se prokuroria e Lezhës do të nisë letër-porosi drejt Turqisë dhe Malit të Zi për të marrë informacion mbi kapitenin e zhdukur dhe prnarin e Jahtit

Mister mbetet edhe fakti se lundrimi i këtij mjeti në afërsi të Shëngjinit nuk është diktuar nga radarët policorë, çka dyshohet se vetë shtetasi turk mund të ketë fikur pajisjen sinjalizuese. Për këtë gjë tashmë janë nisur edhe verifikimet nga Prokuroria e Lezhës, për të parë nëse është ndjekur praktika standard e institucioneve përkatëse, apo pajisja sinjalizuese është fikur me tendencë nga turku Sevgin Yavuz.

Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Lezhës kanë nisur hetimet për biznesmenin turk Nedim Akyuz, i cili është pronar i mjetit lundrues që u gjet i braktisur rreth 12 milje larg portit të Shëngjinit./Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/foto-gjendet-i-braktisur-ne-shengjin-jahti-i-biznesmenit-te-njohur-turk-mister-se-cmund-te-kete-ndodhur-me-31-vjecarin/