Aktualitet Te gjitha

Prokuroria çon në gjyq administratorin dhe drejtorin e KURUM


Prokuroria e Elbasanit dërgon në Gjykatë dosjen e administratorit të KURUM, shtetasit turk Koray Zeytinoglu dhe drejtorin e blerjeve në këtë kompani, Yücel AKSU. Ata akuzohen për mashtrim dhe pastrim të produkeve të veprës kriminale. Çështja u hetua nga prokurorja Armanda Xhaferi.

Prokuroria informon: “Nga hetimet e kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka rezultuar e provuar se, përgjatë dy viteve 2011-2012, të pandehurit Koray ZEYTINOGLU dhe Yücel AKSU, duke vepruar përkatësisht në detyrën e Administratorit dhe Drejtorit të blerjeve të shoqërisë “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, kanë organizuar dhe zbatuar një skemë mashtruese lidhur me blerjen e lëndës skrap.”

Dy të pandehurit Yücel AKSU dhe Koray ZEYTINOGLU, në cilësinë e përfaqësuesve të shoqërisë “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, përkatësisht, kanë nënshkruar dhe më pas depozituar, të dhënat mbi këto fatura tatimore të falsifikuara, pranë Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë, dhe mbi bazën e këtyre dokumenteve të falsifikuara shoqëria  “KURUM INTERNATIONAL” SH.A ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga skema e rimbursimit me TVSH-në.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se ky aktivitet kriminal i përfaqësuesve të shoqërisë “KURUM INTERNATIONAL” SH.A është kryer edhe me shoqëri të tjera me qendër në Tiranë dhe në Durrës. /Tiranapost.al