Aktualitet

Prokurori të merret i pandehur, se nuk bëri punën!

Prokurori të merret i pandehur, se nuk bëri punën!

Prokuroria nuk ka bërë detyrën e saj, pasi duhet të hapte një çështje penale tre vite më parë. kështu u shpreh Pjerin Ndreu, lidhur me përgjimet e publikuara nga “Bild”, për dosjen 184 për zgjedhjet në Bashkinë e Dibrës.

“S’jam pyetur në Prokurori dhe pres që të më thërrasë. Prokuroria të kishte ngritur akuzë për çdo person që i del një vepror tjetër penale, ka detyrim ligjor që të fillojë çështje penale. Prokurori duhet të merret  pandehur për mos kryerje të detyrës. Duhet të hapte çështje penale në vend. Pse prokurori s’ka filluar çështje penale aty? Kjo është një sjellje antiligjore e shëmtuar e prokurorëve, se s’kanë hapur çështje penale dhe se e kanë përdorur dhe politikisht duke ia dhënë këtyre të tjerëve”, tha Nderu gjatë një bisede telefonike në emisionin “Opinion”./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/pjerin-ndreu-ne-opinion-per-termin-fluturim-dhe-deklarimin-e-votes-kam-te-drejte-ti-kerkoj-strukturave-te-mia-te-shpallin-voten-hapur/