Aktualitet

Prokurori Ndoja 'mbrohet' nga spitali: Tek dosjet ka dhe çështje pronash që i kam për studion time ligjore, s'i trembem askujt

Prokurori Ndoja 'mbrohet' nga spitali: Tek dosjet ka dhe

Ka folur pas tre ditësh i shtruar në spital pasi u qëllua në një atentat në mbikalimin e Shkozetit të premten e kaluar, ku në makinën e tij ndodhej edhe një miku i tij me pseudonimin Rrumi, i njohur si i forti i Shijakut.

Prokurori i Durrësit në qendër të akuzave nga kryeministri Rama dhe zv/ kryeministri Braçe, pas disa hetimeve ku dyshohet për shkelje të ligjit lidhur me disa çështje pronash tek Gjiri i Lalzit dhe Ishëm, ka thënë nga shtrati i spitalit se më parë nuk është ndjerë i kërcënuar, por sipas tij deri në momentin kur emri i tij u lakua në media.

A2CN, ka realiaur intervistën me të, por pa praninë e kamerave, ku tregon se ai kishte shenja në trup dhe fytyrë dhe se qëndron në survejimin e mjekëve në repartin e Ortopedisë në Durrës dhe jashtë dhomës, dy policë dhe familjarë.

Sipas A2, Ndoja ka folur edhe për dosjet e dyshimta të gjetura në makinën e tij, ku gjendeshin dokumente dhe fotokopje për çështje pronash, por sipas tij, janë dosje për të cilat ofron konsulencë ligjore. Ai mbrohet me faktin se drejton një studio ligjore prej kohësh.

Ja çfarë ka thënë ai:

‘Ndër to janë disa çështje që lidhen me pronat, por edhe çështje penale për të cilat unë jam njohës dhe sugjerues. Shpresoj që prokuroria të tregohet objektive në hetim, pasi këto janë gjëra të ditura dhe unë nuk kam shkelur asnjë ligj apo të drejtë’.

Arjan Ndoj do hetohet për bashkëpunim me grupe kriminale por edhe për shërdorim detyre, nisur nga fakti se nuk ka kaluar ende Vettingun. Por ai thotë se kurrë nuk ka shpërdoruar detyrën dhe në asnjë rast nuk i ka shërbyer askujt për të përfituar:

“Nuk jam ndjerë asnjëherë i kërcënuar, ndryshe do të kisha marrë masa të mbrohem. Çdo gjë kisha pritur, vetëm këtë jo. Kisha menduar që mund të më çonin në prokurori, duke më ngritur akuza, por jo deri tek arma. Unë nuk i trembem askujt. Asgjë nuk kam bërë në kundërshtim me ligjin dhe nuk jam shoqëruar kurrë me kriminelë”.

Mësohet se prokurori ka dhënë dëshminë e tij, por grupi i prokurorëve që po merren me rastin, kanë thënë se pasi të verifikohen dokumentet që janë gjendur në makinën e tij, do ti ribëjnë një tjetër seancë pyetjesh për të verifikuar nëse në këtë rast prokurori Ndoja mund të ketë shkelur detyrën./ Linkun origjinal nga intervista me A2 e gjeni në këtë link./ Tiranapost.al. E.B  ( klikoni linqet si më poshtë për më shumë mbi ngjarjen). 

http://www.tiranapost.al/tre-dosje-te-dyshimta-gjenden-ne-makinen-e-prokurorit-ndoja/

http://www.tiranapost.al/renea-dhe-fnsh-aksion-blic-ne-5-qytete-per-atentatin-ndaj-prokurorit-ndoja/