Aktualitet Te gjitha

Prokurori Adnand Xholi në Vetting! KPK: Çdo gjë në rregull


Prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme, Adnand Xholi është përballur sot me Vettingun. Trupa gjykuese e vetingut drejtohet nga Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari dhe Suela Zhegu.

Sipas ILDKPI, Adnand Xholi ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe nuk ka fshehje.

“Prokurori ka kursime të tij dhe të gruas rreth 2 mln e 500 mijë lekë. Ka makinë ‘Benz’ me vlerë 4 mijë euro dhe apartament 107 m², me vlerë 50 mijë euro”, thuhet në raportin e ILDKPKI. 

Ndërsa Xholi tha se ka përfaqësuar denjësisht Prokurorinë për 21 vite./ Copyright Tiranapost.al