Sensibilizimi pas tërmetit fatal të 26 nëntorit, vijon. Nga artistët, të thjeshtët, emigrantët dhe dhe sipërmarrës nga gjithë trevat shqiptare por dhe jashtë saj, kanë dhënë konstributin e tyre për të prekurit nga tërmeti. Së fundmi, prkuroria e Tiranës bën me dije se ka mbledhur një fond për tu ardhur në ndihmë atyre në nevojë. Nuk bën publik shumën, por njofton se gjithashtu, një grup pune i ngritur në Prokurorinë e Tiranës po merret me mbledhjen e kontributeve të tjera me qëllim shpërndarjen e tyre tek familjet në nevojë. Lexoni njoftimin e plotë si më poshtë:
Njoftimi i prokurorisë:
“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë ka mbledhur në shenjë solidariteti një shumë monetare nga të gjithë punonjësit e saj, prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore dhe punonjës të administratës, shumë monetare kjo që do shkojë në favor të të prekurve nga tërmeti dhe familjet në nevojë”.
“Gjithashtu një grup pune i ngritur në këtë prokurori po merret me mbledhjen e kontributeve të tjera me qëllim shpërndarjen e tyre tek familjet në nevojë”. / Tiranapost.al.
