AktualitetPolitikëTe gjitha

Programet e BE-së, Vlahutin: Njerëzit s’e dinë që ekzistojnë, ne kemi sportele gjithandej


Janë bërë shumë projekte që na afrojnë më shumë me BE-në, tha ambasadorja Romana Vlahutin në një aktivitet të organizuar për Programet e Bashkëpunimit Territorial të Bashkimit Evropian. Por një gjë e shqetëson ambasadoren, e cila thotë se njerëzit nuk e dinë se shumë prej programeve nuk ekzistojnë. Ata nuk dinë ku të gjejnë informacion dhe sidomos kanë vështirësi për të vazhduar me proceset e aplikimit.


Diçka që po përpiqemi ta korrigjojmë është mungesa e ndërgjegjësimit të financimit. Njerëzit nuk e dinë se shumë prej programeve nuk ekzistojnë. Ata nuk dinë ku të gjejnë informacion dhe sidomos kanë vështirësi për të vazhduar me proceset e aplikimit. 

Ne po punojmë çdo ditë me sportelet e BE në të gjitha bashkitë dhe jam shumë krenare të them se duke nisur që sot ka 57 nga 61 bashki që e kanë ngritur këtë sportel të BE. Kjo është dicka që bëhet më e fortë dotë pas dite. Vendet nuk mund të zhvillohen nëse pjesë të tij nuk janë të zhvilluara. Na ka lënë mbresë ambicja dhe zelli i autoriteteve lokale në Shqipëri që duan të mësojnë si të përfitojnë fonde dhe njohuri për zhvillimin e bashkësive të tyre.”, tha ambasaodrja Vlahutin./ Copyright Tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *