Aktualitet

Profili i terroristit të Londrës

Media britanike “The Independent” ka publikuar një profil të një esktremisti të dokumentuar i cili dyshohet të jetë autori i akteve terroriste që kanë ndodhur sot në Londër. Autori i dyshuar quhet Abu Izzadeen dhe ka një ngjashmëri të madhe me vrasësin e fotografuar.

Ai ka lindur në Hackney, të Londrës Lindore dhe nuk ishte i panjohuir as për policinë e cila e kishte në listën e saj të financuaesve dhe njerëzve të lidhur me terrorizmin, por edhe për publikun britanik. Në “YouTube” qarkullojnë video të autorit të dyshuar ku ai bën thirrje për vrasje të zyrtarëve britanikë dhe për instalimin e ligjit Islamik në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai më parë ishte arrestuar disa herë me akuza të ndryshme të gjitha të lidhura me terrorizmin, si financues i saj apo përhapës i gjuhës së urrjetjes dhe nxitjes së dhunës. Abu Izzadeen besohet se është radikalizuar pasi takoi islamistët e famshëm Omar Bakri Muhammed dhe Abu Hamza al-Misri në xhaminë e Finsbury Park-ut në vitet 1990. Ai në takimë publike të njëpasnjëshme bvënte thirrje për akte terrorizmi dhe ndonëse profilet e tij në mediat sociale janë bllokuar publikonte më anë të kanaleve të ndryshme mediatikë “online” gjuhën e tij të urrejtjes.

Ai është bërë i famshëm në publikun britanik pasi i ndërpreu fjalën ish-ministrit John Reid në një takim me myslimanët dhe e cilësoi atë armik të Islamit.