• Shqip
  • English
  • E hënë, 19 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Profil Të gjitha

    Profil/ Motra e Kim Yong Un, personazhi misterioz që i përshpërit në vesh diktatorit më të rrezikshëm në botë


    Motra e diktatorit të Koresë së Veriut Kim Yong Un, ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare teksa ka dalë në fotografi pranë zv.presidentit amerikan Mike Pence në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Seul. Vizita e saj në Korenë e Jugut, shënon herën e parë që një anëtar i dinastisë Kim, shkon në një vizitë zyrtare në jug.

    Kim Yo Yong shpesh shihet në sfond të daljeve publike të diktatorit më të rrezikshëm në botë. Me sytë katër, ajo ndjek inspektimet, mban shënime dhe sheh dukshëm me dyshim çdo njeri dhe çdo gjë përreth saj. Ajo ka lindur në vitin 1987 dhe ka studiuar po ashtu si i vëllai, (natyrisht me identitet të fshehtë) në Zvicër. Prej atyre pak informacioneve që mund të merren nga shteti tejet i izoluar, besohet se Yo Yong është motra më e vogël e shtatë fëmijëve të të atit, Kim Jong Il i cili gjatë jetës ka pasur 4 bashkëshorte. Por, Yo Yong rastis që ka të njëjtën nënë me diktatori, Ko Yong Hui.

    Yo Yong ka qenë tejet e lidhur me të atin që në vegjëli dhe pas rikthimit nga Zvicra ajo u emërua në pozicione me rëndësi të veçantë në qeverinë Koreano-Veriore. Ajo shkonte më parë në ekspedita dhe inspektime dhe më pas shkonte i ati si udhëheqës suprem për t’i vizituar. Nën drejtimin e të vëllait, ajo është ngritur në detyrë si edhe ka pasur rritje përgjegjësish. N.q.s mund të ngrejmë një paralele me organikën politike në vendet perëndimore, Yo Yong është pak a shumë shefi i kabinetit të Kim Yong Un. Ajo gjithashtu është një anëtare e lartë e Byrosë Politike të Partisë Komuniste dhe menaxhon shfaqjet publike, iterneraret dhe logjistikën e të vëllait, duke u bërë kështu një nga njerëzit më të rëndësishëm në vend. Që prej vitit 2014 ajo u bë njëkohësisht edhe drejtore e Departamentit të Propagandës dhe Agjitacionit, një pozicion shumë i rëndësishëm për mbajtjen në këmbë të regjimit. Madje, besohet se ajo ka qenqë njeriu që qeverisi vendin për një periudhë në 2014, kur i vëllai ishte i sëmurë rëndë me diabet dhe e kishte fizikisht të pamundur të ishte në krye të punëve.

    Thuhet se ajo është një nga të vetmet persona të cilëve Kim Yong Un u beson verbërisht, që është me të vërtetë diçka e rrallë duke gjykuar se me gjasa, Un ka urdhëruar vrasjen e vëllait të tij më pak se 1 vit më parë. Shumë politologë dhe ekspertë që kanë studiuar jetën politike të Penjanit, gjykojnë se Yo Yong është njeriu më i afërt i diktatorit, si edhe bashkëkomplotuesja e tij për aktet makabre që ai ka kryer si vrasje e të vëllait apo ekzekutimi i xhaxhait të tyre.

    Prezenca e saj në Lojërat Olimpike është një nga të paktat herë që një zyrtar kaq i lartë i Penjanit ekspozohet në publik, duke e bërë këtë moment edhe më kurioz. Copyright/ tiranapost.al