Aktualitet

Profil/ Kush ishte Dritan Prifti, politikani i videoskandaleve të mëdha

Dritan Prifti është ndarë nga jetë këtë të enjte, në moshën 49 vjeçare pasi prej kohësh vuante prej një sëmundje të rëndë në gjak. I lindur më 27 gusht 1968 në Berat, Prifti ishte baba i 4 fëmijeëve, tre djem dhe një vajzë, e cila është njëherësh edhe fëmija më i vogël i familjes.

Ish-deputet dhe njëherësh ish-Ministër i Energjisë dhe Ekonomisë, ai u bë shumë shpejt një emër  i njohur në skenën e politikës shqiptare, jo vetëm për postet e mbajtura, por edhe për deklaratat dhe veçanërisht videoxhirimin e tij me Ilir Metën.

Dritan Prifti hyri në politikë në vitet 2001-2002, si drejtor i KESH-it, ardhur nga studimet në Harvard. Ai merr në dorë Korporatën Elektroenergjitike në një moment të vështirë të saj. Por më shumë në krye të KESH, Prifti do të afirmohej si politikan aktiv në zhvillimet brenda PS-së, duke u rreshtuar në krah të Ilir Metës kundër Fatos Nanos. Madje me largimin e Metës nga PS dhe themelimit të LSI-së, Dritan Prifti ishte një ndër figurat kryesore të kësaj force.

Kryetari i LSI, Ilir Meta dhe Dritan Prifti, gjate punimeve te Konventes Kombetare te LSI, ku Meta ka kritikuar ashper bashkepunimin midis PS dhe PD dhe liderve te tyre Rama dhe Berisha.(Në foto: Ilir Meta dhe Dritan Prifti)

Ai do vihej në epiqendër të zhvillimeve politike pas 28 qershorit, ditës së zgjedhjeve në 2009, ku u bë kumbar i një aleance mes Berishës e Metës për të qeverisur bashkë për 4 vjet.

Në qeverinë e re, ai do të caktohej Ministër i Energjitikës, post që nuk do ta mbante për shumë kohë. Prifti do të linte ministrinë me publikimin  e një video, nëpërmjet së cilës akuzonte ish-mikun e tij Ilir Meta për korrupsion. Akti i tij u shfrytëzua më pas dhe nga opozita duke organizuar protestën e famshme të 21 janarit.

hqdefault

(Në foto: Ilir Meta dhe Dritan Prifti në videoskandalin që solli protestën e 21 Janarit)

Me të dyve, do niste nja valë akuzash në distancë, por që nuk do ta rreshtonin më Priftin në krah të Metës. Me largimin në vitin 2013, Prifti u distancua gjithnjë e më tepër nga politika aktive, kjo edhe për shkak të sëmundjes së rëndë.

Por emri i tij do të dilte sërish në skenë, lidhur me akuzat dhe aludimin e deputetit Tom Doshi, se Ilir Meta, në atë kohë Kreu i Kuvendit, kishte porositur vrasjen e deputetit të Shkodrës.

Debatet në parlament folën për një sajesë nga ana e Doshit dhe Priftit kundër Metës. Kjo për faktin se Doshi e Prifti janë edhe bashkë aksionerë në një pulari.

Madje Dritan Prifti do të thyente heshtjen dhe do të pranonte se kishte dijeni për atentatin e porositur nga Ilir Meta, në drejtim të Doshit. Megjithatë këto akuza nuk u provuan kurrë nga Prokuroria, ndërsa Prifti u largua sërish nga politika aktive, sërish për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Dritan-Prifti1

(Në foto: Dritan Prifti duke dalë nga Prokuroria ku u pyet për atentatin e pretenduar nga Tom Doshi)

Kohët e fundit ai ju nënshtrua një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale në Gjermani, por që nuk arriti ta shpëtojë. Një ditë më parë ai konfirmoi për mediat gjendjen e vështirë shëndetësore në të cilën ndodhej.

Por mbrëmjen e së enjtes së 12 tetorit, ish-deputeti ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë duke u ndarë nga jeta në moshën 49 vjeçare. E.C/ Copyright TiranaPost.al