• Shqip
  • English
  • E enjte, 21 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Shëndet Të gjitha

    Problemet me alergjitë, mjekët këshillojnë: Mos neglizhoni, vizitohuni dhe merrni mjekimin e duhur


    Pavarësisht temperaturave të larta, jemi në vjeshtë, sezonin e alergjive, ku pacientët me alergji dhe ata që vuajnë nga astma përjetojnë më shumë probleme shëndetësore.

    Mjeke alergologe, Kleita Elezi tregon simptomat dhe nga se preken më shumë njerëzit në këtë periudhë:

    Në këtë periudhë kemi nje alergji të shprehur ndaj alergenëve të ajrit, si akarienet apo pluhuri i shtëpisë, sporet e myqeve, etj, të cilët tek pacientët alergjikë, sidomos ata që vuajnë nga astma bronkiale janë më të rënda. Simptomat janë tështima breshëri, bllokim të hundëve, lotim syshë, etj. Në muajin mars dhe tani kemi probleme me alergjitë, me pluhurin, me polenat, ajrin e ndotur të qytetit, thonë njerëzit”.

    Për të evituar problemet, ajo këshillon që të kryhen vizita pasi alegjitë mund të kthehen në kronike. Mjekja shton se mjekimi dhe imunoterapitë specifike janë shumë të rëndësishme. Në zyrën e saj ku kryen vizita, mjekja Elezi mban pompa astme për tu ardhur në ndihmë sa më shpejt pacientëve apo atyre që shfaqin problematika. Në intervistë për Top Channel ajo tregon se përveç pacientëve ka dhe persona që vijnë për herë të parë me këtë problematikë.

    ‘Përveç pacientëve të diagnostikuar, ka edhe fluks pacientësh, që vijnë për herë të parë, që kanë shenja të rrufës për një kohë të gjatë apo dhe astmë, që ka qenë e qetë prej kohësh dhe vijne e riakutizohen ose rëndohen. Eshtë dhe periudhë virozash dhe një i sëmurë astmatik, ka tendencë që nga virozat t’u rëndohet situata klinike’. / Tiranapost.al. 

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post