Aktualitet

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendos me 21 nëntor për gjyqtarin e Kushtetueses

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendos me 21 nëntor për

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese dekretuar nga presidenti Meta, sot ndodhej në seancën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe përfundimisht nëse kalon me sukes apo jo, do vendoset me 21 nëntor. Ish-prokurori Muçi kaloi Vettingun e shkallës së Parë, por Komisioneri Publik ankimoi vendimin, me pretendimet se ka probleme me pasurinë dhe figurën morale.

Mësohet se gjatë seancës Komisioneri Publik ka deklaruar se Besnik Muçi nuk e justifikon pasurinë e tij dhe se ka bërë deklarime të pasakta.

“Për pasurinë 57 m2 blerë në vitin 2006, subjekti ka deklaruar disa hua nga babai dhe xhaxhai. Nga krahasimi i deklaratës së vitit 2006 me deklaratën veting ka mospërputhje. Po ashtu nuk ka dokumentacion te mjaftueshëm për aftësinë financiare të të afërmve që i kane huajtur para.”

Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin nga detyra të ish prokurorit të Krimeve bazuar në pretendimet e mësipërme. Ndërsa sipas raportit të DSIK, rezulton se Muçi ka kontakte të papërshtatshme me një biznesmen i cili rezulton me probleme me ligjin. Bëhet fjalë për biznesmenin Armand Lilo, pronar i një kompanie ndërtimi.

Raporti tregon se gjyqtari Muçi ka borxh 21 mijë euro biznesmenit, pasi pretendohet të ketë blerë një shtëpi me këto para.

Sipas KP-së, kontakti me biznesmenin konsiderohet i papërshtatshëm. Por Gjyëtari tha se nuk e kishte hetuar asnjëherë Lilon dhe se nuk kishte dijeni se ai kishte probleme me ligjin. / Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/komisioni-i-posacem-i-apelimit-refuzon-provat-e-besnik-mucit-jane-ne-gjuhe-greke-e-turke/

http://www.tiranapost.al/besnik-muci-betohet-si-gjyqtar-i-kushtetueses-por-akoma-ska-kaluar-shkallen-e-dyte-te-vetting-ut/