Aktualitet

Problematik për policinë e Vlorës, kush është 25-vjeçari që donin ta vrisnin

Shpërthimi në ecje i makinës sot në Vlorë tronditi gjithë qytetin, ndërsa 25-vjeçari Inez Hajrulla ndodhet në gjendje të rëndë në spital ku ka humbur edhe një këmbë.

Por cili ishte ai? 25-vjeçari nuk është i panjohur për uniformat blu të Vlorës, pasi prej katër vitesh ka çështje të hapura me drejtësinë.

Në vitin 2013 ai është arrestuar për grabitjen me armë të një kazinoje, ndërsa një vit më parë, më 26 dhjetor, është arrestuar pas kontrollit të policisë për shkak se iu gjet një armë zjarri pa leje.

Inezi është djali i Robert Hajrullas, pronar i një lokali në Vlorë. Edhe ai në vitin 2013 është arrestuar me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike, pasi kishte realizuar një lidhje të paligjshme në lokalin e tij.

Gjithashtu në vitin 2015 Robert Hajrulla është ndjekur penalisht për moslëshim të kuponit tatimor në biznesin e tij./Tiranapost.al