• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Kontribues Ta thotë doktoreshë Silva Të gjitha TIP top

    Problem im i verës, duart që më zhvishen nga lëkura


    Jam 28 vjeçe dhe për më shumë se 10 vitet e fundit, zakonisht në periudhën maj-korrik më hiqet lëkura e gishtave të dorës. Zhvishen disa prej tyre, zakonisht të njëjtët çdo vit, ndiej dhimbje në pjesën e zhveshur derisa del lëkura e re. Nuk e di me çfarë mund të ketë lidhje kjo dhe çfarë duhet të bëj.

     

    Përgjigje nga Dr. Silvana Mishtaku:

    Duart janë pjesa e trupit e përfshirë në pothuajse të gjithë aktivitetin ditor të njeriut. Eksfolimi i shtresës sipërfaqësore të lëkurës në gishtat e duarve (dhe/ose të këmbëve) ndodh kryesisht në periudhën e nxehtë të vitit dhe lidhet me djersitjen e shtuar të kombinuar me faktorë të jashtëm që dëmtojnë barrierën mbrojtëse kutane në këtë zonë.

    Për pasojë lëkura thahet në formë vatrore, formohen vezikula me ajër që më pas çahen dhe ekspozojnë një lëkurë të re (të butë e ngjyrë rozë-e kuqe) e akoma më delicate, e cila mund të jetë lehtësisht e dhimbshme në kontakt me lëndë e sende të ndryshme. Ndaj, nëse ky fenomen ndodh, duhet të jeni e kujdesshme e të evitoni kontaktin e duarve me detergjentë të ndryshëm (përdorni doreza pambuku ose pa latex). Për të parandaluar eksfolimin e lëkurës së gishtave duhet të kontrolloni lagështinë e djersitjen e tyre si dhe të përdorni krem hidratues për duart, në mënyrë të rregullt. Krahas këtyre masave që mund të ndërmerrni në kushtet e shtëpisë, ju duhet të drejtoheni tek mjeku dermatolog për të përcaktuar diagnozën e saktë, përjashtuar patologji të tjera  e për të marr mjekim specifik. Konsulta në kohë tek mjeku dermatolog do t’ju kursejë jo vetëm kohën e shërimit por dhe nga blerja e produkteve të ndryshme, që mund të rezultojnë jo efektive e mund ta përkeqësojnë gjendjen e lëkurës tuaj!

     

    Dr.Silvana Mishtaku

    Dermatologe-venereologe

    KlinikaVivia, SpitaliAmerikan 3

    Email: [email protected]

    Instagram: silvanamishtaku