Ekonomia

Pritet pozitivisht në bursa Eurobondi shqiptar

Pritet pozitivisht në bursa Eurobondi shqiptar

Dalja e sotme e Eurobondit shqiptar është pritur me pozitivitet nga tregjet e kapitaleve. Është hera e tretë që Shqipëria del në bursat e letrave me vlerë, pasi hera e parë ka qenë në vitin 2010 dhe e dyta në vitin 2015. Por ndryshe nga dy herët e para, sot Shqipëria u paraqit me kërkesën zyrtare për një Eurobond me afat minimal 7- vjeçar, ndërkohë që deri tani dy eurobondet kanë qenë më afat 5 vjeçar.

Data e maturimit të këtij Eurobondi do jetë në vitin 2025. Agjencitë e brokerimeve që do kryejnë transaksionin tregojnë se interesi me të cilin shiten bondet e para është nga 3.6 % -3.7 % më i ulët se hera e tjera, kur shtetit i është dashur të paguajë një interes tepër të lartë, me vlerën prej 5.57 %.

Kjo është hera e parë që Shqipëria hyn në treg pa pritur që të maturohej Eurobondi prej 450 milionë eurosh, i marrë në vitin 2015. Kështu, 200 milionë euro të tij do të blihen sërish nga shteti shqiptar, ndërkohë që 500 milionë të tjera do jetë vlera e Eurobondit të ri 7-vjeçar.

Ulja e kostos së këtij borxhi do ndikojë në bilancin e pagesave të jashtme të vendit. Ndërkohë, nga Financat është deklaruar se gjatë vitit të ardhshëm do ndodhen përballë kërkesave në rritje për shpenzime buxhetore, që llogariten me gati 700 milionë euro. / Tiranapost.al Elisa Bajrami.