Showbiz

Prite Pashkën me këto panine nga Sunny Kitchen

Prite Pashkën me këto panine nga Sunny Kitchen

Meqë jemi në prag të Pashkës, këtë mbrëmje dedikojani një gatimi sa interesat dhe me histori, aq edhe të shijshëm.

Receta:

“Hot cross buns”, janë panine të ëmbla aromatike, tipike për periudhën e Pashkës në Mbretërinë e Bashkuar. Mendohet që e kanë origjinën në Saint Albans, në Hertfordshire, që në XIV dhe sipas kësaj teorie, një murg i Katedrales së Shën Albans, i shpiku këto panine aromatike që ti shpërndaheshin të varfërve çdo të premte të shenjtë.

Përbërësit: • 500 gr miell për të gjthw përdorimet • 300 ml qumësht • 50g gjalpë • 1 lugë çaji kripë • 4 lugë gjelle plot sheqer • 7 g pluhur fryrës • 1 vezë • 75 g rrush të thatë •lëkurën e grirë të 1 portokalli + 1 limoni • 100 gr mollë, të qëruar dhe të grirë imët në rende • 1 lugë çaji kanellë

Për kryqin: • 75g miell + 7 lugë ujë

Ngrohni qumështin dhe shtoni gjalpin në të. Lëreni të ftohet derisa të durojë gishti. Në një tas hidhni miell , kripë, sheqer dhe pluhurin fryrës . Bëni një gropë në mes dhe hidhni përzierjen e qumështit pastaj shtoni 1 vezë të rrahur. Përziejeni mirë me një lugë druri, pastaj me duar.

Spërkatni një sipërfaqe me miell dhe punojeni brumin për rreth 5 min sa të bëhet elastik. Vendoseni brumin në një tas të lyer me vaj. Mbulojeni me membranë qeseje dhe lëreni të pushojë për rreth 1 orë, sa të dyfishojë volumin.

Pas kësaj kohe shtoni të gjithë përbërësit e tjerë, duke i punuar mirë. Mbulojeni dhe lëreni të pushojë për 1 orë më shumë, deri sa të dyfishojë masën.

Ndani brumin në 12 pjesë dhe rrotulloni secilin top në një sipërfaqe të spërkatur me miell. Vendosini në tavë (të shtruar me letër pjekjeje) të distancuara nga njëra tjetra .Mbulojini me një membranë qeseje të lyer me vaj dhe lërini të vijnë për 1 orë më shumë.

Ngrohni furrën 220C. Përzieni 75g miell me rreth 6 lugë gjelle ujë , duke shtuar nga një lugë me radhë. Fusni brumin në një qese pastiçerie me grykë të vogël dhe krijoni kryqe mbi panine. Piqini për 20 minuta në pjesën e mesme të furrës, deri sa të marrin ngjyrë kafe të artë.

Në një tenxhere hidhni 200 ml lëng portokalli të freskët, 100 ml ujë ,150 gr sheqer dhe 1 shkop kanellë. Pasi të fillojë valën, lëreni 5 min të tjera. Sa të nxirrni paninet, lyejini me anë të një furçe me sherbetin.

https://www.instagram.com/p/BwmxNKPnoE4/

Marrë nga sunnykitchen/ Tiranapost.al