Aktualitet Te gjitha

Do prishen ndërtimet pa leje tek Syri i Kaltër!


Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) do të nisë aksionin sot për shembjen e ndërtimeve pa leje tek “Syri i Kaltër”.

Ndërsa OSHEE njofton se sot në atë zonë do të stakohet energjia elektrike 09:00 deri në 13:00, pasi në këtë orar do të zhvillohet aksioni i IKMT-së.

“Stakimi bëhet për masë sigurie. OSHEE ka marrë masat e kufizimit të energjisë, duke lokalizuar vendin ku do të kryhet ditën e sotme aksioni i IKMT”, njofton IKMT./ Copyright Tiranapost.al