• Shqip
  • English
  • E martë, 17 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Princeshë Diana na paska fshehur lidhjen me këngëtarin


    Po që paska patur një histori interesante e që ne s`e kemi ditur. Këngëtari ynë i preferuar, George Michael dhe Princesha jonë e preferuar Diana e paskan patur vaj muhabetin. Libri autobiografik i këngëtarit ka zbuluar disa të fshehta që neve na pëlqyen më thënë të drejtën, kurse Mbretëreshës Elizabeth nuk do t`i pëlqejnë aspak. Se jo vetëm që ishin shokë të ngushtë, po Diana i tregonte edhe gjithë sekretet e shtëpisë. Madje madje, mediat e huaja dhe ata që e kanë lexuar librin po thonë se mes rreshtash nënkuptohej një lidhje intime.

    (Diana dhe George, foto nga Tim Graham, Getty Images)

    Kujt do t`ia kishte marrë mendja?! Se dihet botërisht që George Michael ishte homoseksual.

    Përshtatur nga: Daily Mail

    F.H/Tiranapost.al

    Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690