LifestyleShowbizTe gjithaTIP top

Prezantuesja e “Le Iene” tregon live si e mposhti kancerin për dy muaj


Nadia Toffa, prezantuesja italiane e “Le Iene” është rikthyer në punë pas 2 muajve mungesë. Sapo nisi programin, mes dy kolegëve të saj, sqaroi publikun për çfarë kishte ndodhur. “Kisha kancer dhe në këto 2 muaj u kurova. Bëra kimioterapi dhe radioterapi pas një operacioni. Mjekët e mrekulleshëm më operuan por bëra edhe terapitë për të parandaluar rrezikun. Se mund të ishte ndonjë qelizë e keqe që nuk dukej. Mjeku duke më parë në sy më tha: Po të ishe vajza ime do kisha vepruar kështu. Ndaj i thashe le ta bëjmë si thua ti. Tani gjithçka ka mbaruar që prej 5 ditëve më parë, një ditë e shënuar për mua se mbaroi terapia”.


Pesë ditë pasi periudha e vështirë mbaroi, Nadia u rikthye në punë. Pas fjalëve të saj inkurajuese për këdo që gjendet në të njëjtën pozitë dhe duartrokitjeve të publikut, kolegët e përgëzuan./Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]