BotëShowbizTe gjitha

Prezantuesi i famshëm David Letterman, rikthehet për të bërë një orë intervistë me Obamën, por pa përmendur Trump


Prezantuesi David Letterman është rikthyer nga pensioni për të bërë edhe 6 emisione seri në platformën “Netflix” të emërtuar “My Next Guest Needs No Introduction with David Letterman” (I ftuar im i radhës nuk ka nevojë për t’u prezantuar me David Letterman).

Prezantuesi është ashtu siç ka qenë gazmor, ironik dhe plot me batuta, ndryshimi i vetëm në aparencën e tij është rritja e një mjekre të gjatë dhe të bardhë dhe formatin e emisionit e ka ruajtur njësoj. Ai del përpara audiencës dhe u thotë të hamendësojnë se cili personazh publik është i ftuar në emision atë mbrëmje. Ai zgjedh njërin prej pjesëtarëve të audiencës që t’i thotë se kush është i ftuari dhe nëse hamëndja e tij është e saktë, atëherë e nxjerrin jashtë nga vendi ku zhvillohet spektakli.

Por, këtë rradhë një anëtar i publikut ka qenë me fat dhe nuk e gjeti se në skenë do të shfaqej ish-presidenti amerikan Barack Obama, pa kollare dhe i qeshur. Prej kësaj puntate të parë të serisë mund të shohim se Letterman do të mbetet gjithmonë Letterman dhe se stili i tij nuk mund të ndryshojë as në televizion ku ka qenë për shumë vite dhe as në “Netflix”.

Gjatë intervistës një orëshe të Letterman dhe Obama shkëmbejnë batuta mes tyre. Ish-presidenti ironon prezantuesin se ende u referohet celularëve si “pajisje elektronikë”, “Quhen smartphona Dave”- i ka thënë presidenti me humor, por natyrisht për këdo që ka ndjekur Letterman dihet se nuk ka munguar përgjigja “Mos fol ti që të duhet gjysëm ore për të vendosur një lampë”.

Një nga intervistat e fundit si president Obama e bëri tek emisioni i vjetër i Letterman

Me një strukturë më të relaksuar se emisioni i mëparshëm “My Next Guest” nuk ngjan me një nga spektaklet klishe të mbrëmjes në SHBA, por është diçka e veçantë dhe familjare, një kurorëzim i karrierës së gjatë në televizion. Si gjithmonë i veshur me kostum, ai kishte zgjedhur çorape gri dhe pantallona me prerje të gjatë që të ulej në një bisedë intime me presidentin e 44 të SHBA-së, një intervistë që tregoi një anë njerëzore dhe u fokusua tek individi dhe jo tek politikani dhe aq më pak politika.

Si një i intervistuar Obama është i përfshirë në emision plotësisht. Në hyrje të episodit shohim Letterman që flet në telefon duke u përpjekur të kontaktojë ish-presidentit, një kërkesë që i refuzohet me mirësjelle. “E dija që do më thonin jo”- u shpreh ai për kamerën, por pas pak minutash Obama dhe ai ndodhen përkrah njëri-tjetrit për një intervistë të fundit epike.

Ajo çka e bën edhe më të veçantë intervistën është fakti se Letterman krijon një nostalgji dhe mungesa e batutave dhe stilit të tij si dhe përshtatja më së miri e Obamës në format e bëjnë këtë intervistë të veçantë dhe të paharrueshme.

Pyetjet nuk janë ato standarte dhe të thata që gjenden kudo në emisione televizive, por janë të natyrshme të rrjedhshme dhe shkaktojnë plot të qeshura për vetë ata dhe publikun. Në këtë intervistë mund të merrni shijen e një spektakli të vërtetë dhe të rrallë që qëllimisht nuk përmend me emër pasardhësin e Obamës në Shtëpinë e Bardhë. /tiranapost.al