• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Albania Të gjitha

    Prezantuesi amerikan me 5.3 milion followers me pushime në Shqipëri dhe ja mesazhi me video


    Pas aktores së famshme turke që të gjithë e njohim si Sura, apo Sulltanesha Safije tek televonovela Kosem, një tjetër personazh ka zgjedhur të pushojë në bregdetin shqiptar. Ai është një ndër prezantuesit më të famshëm në Amerikë dhe quhet Steve Harvey.

    Harvey ka një program të ndjekur në Amerikë dhe duket se diçka i ka bërë përshtypje me pozicionin gjeografik të vendit tonë, që ndahet në kufi me Greqinë, por jo vetëm. Në videon e postuar në rrjetet sociale, Instagram ku ka 5.3 milion followers ka vënë në pah faktin se Greqia dhe Shqipëria kanë një orë diferencë, dhe me video tregon herë nga Shqipëria dhe herë nga Greqia.

    “Hej… do ju duket shumë interesante kjo gjë… këtu jam në Shqipëri, atje tutje është Greqia. Ka një orë diferencë mes dy vendeve. Më kujton Columbus Ga dhe Phoenix city”. Vazhdimin e plotë e ndiqni si më poshtë në video. / Tiranapost.al. E.B

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post