Aktualitet

Prezantohet lista me 15 kandidatët e SPAK dhe i vetmi i përjashtuar nga gara

Prezantohet lista me 15 kandidatët e SPAK dhe i vetmi i përjashtuar

Ditën e sotme është mbledhur Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të ndërmarë një tjetër hap pranë ngritjes së Prokurorisë së Posaçme ( SPAK). Një pikë e vetme është në rendin e ditës për tu diskutuar, që ka të bëjë me miratimin e listës me renditjen e kandidatëve për prokurorë në SPAK.

Në raportin e sotëm të lexuar nga anëtari i Komisionit të Posaçëm për SPAK, Sandër Beçi u mësua se një kandidat është përjashtuar nga gara. Ai është kandidati Gëzim Cena, pasi sipas anëtarëve të KLP-së, Cena nuk i ka plotësuar kushtet për të qenë në SPAK. Raporti për këto kandidatë lidhet vetëm me dosjet e përfunduara të kandidatëve dhe jo me ato që janë ende nën verifikim.

Image result for Gëzim Cena

Në një pjesë të raportit thuhej konkretisht:

“25 kandidatë plotësonin kushtet ligjore dhe mund të vazhdonin procesin. Gëzim cena nuk plotëson kushtet për të vijuar garën. Ai nuk ka qenë asnjëherë prokuror i Republikës së Shqipërisë. Sipas ligjit, magjistrati duhet të ketë ushtruar detyrën si prokuror për jo më pak se 10 vjet. Ndaj dhe Cena nuk mund të plotësojë kriteret”.

Pas diskutimeve KLP prezantoi 15 kandidatët për SPAK, ata që kanë përfunduar me verifikimet (Vettingun në dy shkallët).

Altin Dumani,

Enton Martini,

Elisabeta Imeraj,

Arben Kraja,

Klodian Braho,

Doloreza Musabelliu,

Manjola Kajana,

Besnik Muçi,

Anita Jella.

Ened Nakuçi,

Edvin Kondini,

Ndini Tavani,

Behar Dibra,

Enkelejda Millonaj dhe Elids Kaçkini. / Tiranapost.al. E.B