Politikë

Prezantohet kandidati për Bashkinë e Përrenjasit: S’do lihet në dorë të të paaftëve

Prezantohet kandidati për Bashkinë e Përrenjasit: S’do

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi zhvilluan sot një takim elektoral në Bashkinë e Përrenjasit, ku prezantuan kandidatin socialist Nuri Belba.

Në fillim të fjalës së tij, Balla u ndal te data e zgjedhjeve: “Partia Socialiste ka marrë besimin e shqiptarëve për të bërë shtet. Shteti fillon nga respektimi i Kushtetutës dhe i ligjeve nga të gjithë. Zgjedhjet me 30 Qershor janë detyrim kushtetues. Askush nuk mund te dalë mbi Kushtetutën. Ligji garanton ndëshkim shembullor për këdo që do të guxojë të cenojë zgjedhjet. Partia Socialiste dhe Edi Rama do të rimarrin në vitin 2021 besimin e shqiptarëve për mandatin e tretë qeverisës”.

Më tej ai u shpreh për kandidatin e propozuar nga PS-ja, se do të mundësojë zhvillimin e mëtejshëm të kësaj bashkie.

“Më 30 qershor kryetarja aktuale e Bashkisë Përrenjas do të lirohet nga detyra, sepse ne s’do ta lëmë më Përrenjasin në dorën e përfaqësueses së LSI, e paaftë dhe e padenjë për votën që mori nga populli i mrekullueshëm i kësaj zone katër vite më parë. Me Nuri Belba në krye të kësaj bashkie do t’i japim Përrenjasit një qeverisje vendore të ndershme, transparente, në shërbim të njerëzve. Gjatë katër viteve të shkuara qeveria ka akorduar shumë fonde në Përrenjas në shumë projekte, por cilësia e punimeve nuk është ajo që duhet”, u shpreh Balla./ Tiranapost.al