• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Prezantohen komisionerët e rinj të KE: Kush zëvendëson Mogherinin si shefe e Politikës së Jashtme dhe Johannes Hahn për Zgjerimin


    Ka prezantuar komisionerët e rinj të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Para prezantimit tha se komisioni i saj duhet të jetë fleksibël dhe me njerëz modernë e të shkathët, që përkushtohen dhe dëgjojnë problemet që shfaqin europianët. Në renditjen e komisionerëve vihet re se ka një balancë gjeografike. Në ekipin e saj janë 13 gra dhe 14 burra, që ndodh për herë të parë në historinë e ekzekutivit të BE-së.

    Por kush janë ata, kush janë komisionerët të cilët do të marrin detyrën zyrtarisht me një nëntor. Emrat e propozuar kanë dalë. Por pas një muaji pritet që lista përfundimtare të votohet në Parlamentin Europian.

    Komisioneri për Zgjerim, që përbën dhe më shumë interes për Shqipërinë, do të jetë hungarezi László Trócsányi, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i Parlamentit Evropian. Ka shërbyer si ambasador i Hungarisë në Francë dhe ministër i Drejtësisë për pesë vite.

    Timmermans do të jetë komisioneri për Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane. ( European Green Deal).  Ai gjithashtu do të mbikëqyrë komisionerët për bujqësi, shëndetësi, transport, energji, kohezion dhe reformë, si dhe për mbrojtjen e mjedisit.

    Vestager do udhëheqë Komisionin për Digjitalizimin. Gjithashtu do jetë komisionere për konkurrencën, si dhe do punojë së bashku me komisionerët për tregun e brendshem, inovaxcionin dhe rininë, transportin, energjinë, shëndetësinë dhe drejtësinë.

    Dubravka Suica e Kroacisë është emëruar nënkryetare e Komisionit për demokraci dhe demografi.

    Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borrell, është nominuar për të zëvendësuar Federica Mogherinin, si shefi i Politikës së Jashtme dhe politikat për Sigurinë.

    Mariya Gabriel e Bullgarisë është emëruar komisionere për Inovacionin dhe Rininë.

    Phil Hogan, nga Irlanda, mori detyrën e komisionerit për çështje të tregtisë.

    Johannes Hahn i Austrisë është emëruar komisioner për çështje të buxhetit dhe administratën, ai do raportojë direct me von der Leyen.

    Nga Rumania: Rovana Plumb do të jetë komisionere për transportin.

    Nga Greqia: Do të jetë komisionere për europianizimin, që përfshin emigracionin, punën dhe përgjegjëse për çështje të Mbrojtjes dhe Sigurisë.

    Nga Portugalia: Elisa Ferreira komisionere për Kohezionin dhe Reformat.

    Nga Estonia: Kadri Simson është emëruar komisioner për energjinë.

    Nga Lituania: Virginijus Sinkevičius- komisioner për çështje të Mjedisit dhe mbrojtje të Oqeaneve. (28 vjeç, ai është komisioneri më i ri në ekipin e propozuar të von der Leyen).

    Nga Franca: Sylvie Goulard do të jetë komisionerja e re e tregut të brendshëm dhe do të jetë përgjegjëse për politikën industriale, tregun e vetëm dixhital, industrinë dhe hapësirës. Goulard pritet të udhëheqë punën për inteligjencën artificiale dhe përqendrimin në një treg të vetëm për sigurinë në internet.

    Nga Italia: Paolo Gentiloni do të jetë komisioneri për ekonominë.
    Por vendimi përfundimtar do të varet nga mënyra se si do të prezantohen komisionerët gjatë seancave dëgjimore në Parlamentin Evropian, që do të zhvillohen në gjysmën e dytë të shtatorit./ Tiranapost.al. E.B

    foto galeri

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690