Aktualitet

Pretendimet e PD-së për dënimin në Greqi/ Kryebashkiaku i Mallakastrës depoziton shenjat e gishtave

Pretendimet e PD-së për dënimin në Greqi/ Kryebashkiaku i

Jam i gatshëm të përballem me ligjin dhe jam i hapur ndaj çdolloj verifikimi! Kështu deklaroi kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj pas pretendimeve të PD-së se Ismailaj ka qenë i dënuar në mungesë nga autoritetet greke me tre vite burg për plagosje në vitin 1999 dhe për këtë i kërkpoi prokurorisë të hetonte.

Sot kryebashkiaku i Mallakstrës ka depozituar shenjat e tij të gishtërinjve pas një kërkese të Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Prokuroria ka nisur verifikimet për kryebashkiakun, duke kërkuar fillimisht shenjat e gishtave, dhe pritet që të dërgohet një letërporosi drejt autoriteve fqinje greke.

Gazment Bardhi, akuzoi kryebashkiakun se ka nuk ka deklaruar dënimin e tij në firmularin e dekriminalizimit, që normalisht do e përjashtonte nga kandidimi. Ai bëri publik një dokument të pretenduar të Prokurorisë së Athinës, ku, sipas tij, Gjykata e Kiosit e ka dënuar me 3 vite burg. / Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/pd-nxori-dokumentin-kryebashkiaku-i-mallakastres-kam-jetuar-dhe-punuar-si-emigrant-ne-greqi-por-asnjehere-i-ndaluar/

http://www.tiranapost.al/pd-publikon-nje-dokument-kunder-kryebashkiakut-te-mallakastres-eshte-denuar-me-3-vite-burg-ne-greqi/