Aktualitet

Presioni për të qenë gjithmonë të reja, po i plak francezet

Francezet janë simpatike dhe thuajse të gjitha gratë e botës i kanë zili. Mirëpo të jesh e bukur nuk është aq e lehtë, është diçka që kërkon sakrifica. Disa zonja franceze kanë dhënë opinionet e tyre rreth bukurisë franceze. Presionin e shoqërisë që gratë të duken gjithmonë në formë, ato e shikojnë si shtypje dhe stigmë. “Çdo grua franceze duhet të jetë në përputhje me imazhin që shoqëria ka krijuar për të. Edhe një 45-vjeçare duhet të duket si 25, përndryshe përjashtohet nga kudo dhe komentohet. Nëse nuk e besoni këtë, ndaloni në një farmaci franceze dhe shikoni se sa produkte kozmetike ka. Sa kremra për lëkurën ka. Pafund. Ka pafund pluhura dhe pilula që të krijojnë një oreks fals, në mënyrë që të mbash dietë, që të jesh gjithmonë elegante”.

[caption id="attachment_200406" align="aligncenter" width="429"](Brigitte Macron dhe Presidenti Macron, foto nga Google)[/caption]

Ndërkohë që një grua tjetër e nis me frazën: “Nëse je një grua franceze, mosha duhet të dështojë”.

Po të mos shkojmë shumë larg nëpër zonja që nuk i njohim. Shembull konkret është Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, 64 vjeçe, por që duket si të paktën 20 më e re. Në fakt thuhet se ajo merr rreth 200 letra në ditë nga gra që e falenderojnë për të qenurin shembull se edhe gratë në moshë mund të jenë tërheqëse për burrat e rinj./F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]