Kosova Rajoni Te gjitha

‘Presionet do vazhdojnë, Kosova nuk ka më ç’të bëjë’


‘Presionet do të vazhdojnë, sepse Kosova nuk ka më çfarë të bëjë’. Këtë tha ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic në një intervistë për televizionin serb, lidhur me zhvillimet e fundit në lidhje me Kosovën.

Daçiç tha se për Serbinë,mbledhja e fundit e Këshillit të Sigurimit të OKB ishte një fitore e madh, pasi të gjithë u shprehën kundër vendosjes së taksës dhe formimit të ushtrisë.

Daçiç përmend aleatët më të mëdhenj të Kosovës, SHBA-të të cilët gjithashtu kanë bërë shpesh thirrje që taksa të hiqet, e më pas vazhdon me pretendimet e tij se në mbledhjen e Këshillit të OKB, asnjë nga vendet përkrahëse të Kosovës nuk bëri thirrje që të njihej si shtet, dhe këtë ai ia atribuon taksës. Sa i përket dialogut Daçiç tha se nuk ka shanse të vazhdojë, për sa kohë taksa qëndron e pandryshuar.

“Presionet do të vazhdojnë, sepse Kosova nuk ka më çfarë të bëjë. Serbia nuk do e vazhdojë dialogun pa heqjen e taksës, ky s’është kusht, është thjesht logjikë’, u shpreh Daçiç./

Thaçi: Të gjithë në Uashington flasin me një zë për Kosovën

Gjermania ripërsërit qëndrimin kundër ndryshimit të kufijve dhe kërkon dialog mes Serbisë dhe Kosovës

“Serbia ta harrojë integrimin në BE po nuk njohu Kosovën”