• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Presidentja e KE: Shqipëria ka bërë përpjekje të pabesueshme, nëse ne europianët nuk e afrojmë do…


    “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje të pabesueshme për të arritur këtë. Për sa kohë që nuk është e mundur, unë do të bëj gjithçka për të zhvilluar projekte të përbashkëta që lidhin vendet e Ballkanit Perëndimor ngushtë me ne. Nëse ne europianët nuk i afrojmë ata me ne, atëherë këtë boshllëk do ta mbushin të tjerët, qoftë Kina apo Rusia, Turqia apo Arabia Saudite”.

    Është prestigjiozja “Reuters” që citon presidenten e ardhshme e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas bisedimeve në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

    Ajo raportohet se është shprehur që të dyja vendet të vazhdojnë të kenë një perspektivë të anëtarësimit, ndërsa mbështeti idenë e Presidentit francez Macron për riformatimin brenda familjes së Bashkimit Europian./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post