• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kryesore Rajoni Të gjitha

    Presidenti Vuçiç i shqetësuar nga rezultati i zgjedhjeve në Kosovë: Do kemi probleme


    Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë nuk është pritur aspak mirë nga Beogradi. Kjo në fakt pritej dhe për këtë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç bëri një deklaratë ku u shpreh se fitorja e koalicionit është një kërcënim i hapur për serbët.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se fitorja e krahut të luftës  referuar Ramush Haradinajt, Kadri Veselit dhe Fatmir Limaj do krijojë probleme në dialogun e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

     “I ashtuquajturi koalicion i luftës ose veteranëve ka fituar shumicën në zgjedhjet në Kosovë është grup që kërcënon hapur serbët, dhe kjo do të na krijojë shumë probleme”, tha ai, duke shtuar se koalicioni në Prishtinë tani ka kundrejt vetes një bllok të unifikuar të përfaqësuesve politikë të serbëve, të cilat do mbrojnë interesat e Serbisë dhe serbëve, sipas medias Tanjug.

    Vuçiç ka theksuar më tej duke thënë se kërkon dialog serioz me shqiptarët por ata duhet të dinë se Serbia dëshiron të ruajnë interesat e Serbisë dhe serbëve në Kosovë. Tiranapost.al E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]