• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Presidenti Trump pushon nga puna këshilltarin dhe lajmin e jep me një status në Twitter


    Presidenti Trump pushoi nga puna të martën John R. Bolton, këshilltarin e tij të tretë të sigurisë kombëtare, pas mosmarrëveshjeve sesi të përballonin sfidat kryesore të politikës së jashtme si Irani, Koreja e Veriut dhe Afganistani.

    Trump njoftoi vendimin në Twitter: “E njoftova John Bolton mbrëmë se shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë. Nuk u pajtova me shumë nga sugjerimet e tij, ashtu si edhe të tjerët në administrim, dhe për këtë arsye i kërkova John-it dorëheqjen, e cila më dha mua këtë mëngjes. Falënderoj shumë John-in për shërbimin e tij. Do të emëroj një këshilltar të ri të Sigurisë Kombëtare javën e ardhshme”.

    Largimi i tij vjen pasi Trump po ndjek strategjinë e hapjes diplomatike me dy prej armiqve më të vështirë të Shteteve të Bashkuara, përpjekje që kanë trazuar gjendjen në administratë, si rasti i Bolton, i cili e shikon Korenë e Veriut dhe Iranin si të pabesueshme./ Burimi NYT/ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690