• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Presidenti Thaçi niset për New York. Do takohet me Trumpin


    Hashim Thaçi është ftuar në Amerikë. Ai është nisur sot dhe do takohet me presidentin Donald Trump. Njoftimi i lëshuar nga Zyra e Presidencës tregon se Thaçi u ftua të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme  të organizuar në New York,  duke takuar kështu kreun e amerikanëve dhe Zonjën e Parë Melanian.

    Gjatë vizitës së tij 5 ditore Thaçi i shoqëruar me bashkëshorten e tij Lumnije Thaçi, do zhvillojnë takime dypalëshe me udhëheqës të Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësues të  organizatave të ndryshme ndërkombëtare. Gjithashtu edhe zëvendës/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli do shoqërojë Thaçin në udhëtimin e tij në New York. Ai do marrë pjesë edhe në takimin e krerëve të 6 të Ballkanit Perëndimor, me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini. Tiranapost.al E.B

    Image result for Lumnije Thaçi

    Hashim Thaçi me bashkëshorten, Lumnije.