Aktualitet

Presidenti Thaçi nderon senatorin McCain: Ishe zëri që nuk nxirrte dot Kosova

John Mccain ndodhet në Kosovë, dje mbajti një fjalim në Kuvend ku tregoi edhe një histori emicionuese të familjes së tij,  e ndërsa sot ai u nderuar me një çmim si “Urdhri i Lirisë”, ky çmim iu atribuua për mbështetjen që ka dhënë SHBA ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, gjithashtu edhe si një mënyrë për zhvilllimin e partneritetit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar senatorin amerikan John McCain duke thënë se në botë ka pak njerëz si McCain që mëshirojnë vlerat e lirisë. “E tërë jeta juaj është një moment i gjallë përpjekjesh për liri dhe vetëmohim”.

Ai e falendroi Mccain duke thënë se Amerika u bë zëri i Kosovës kur ata nuk kishin zë. Më tej Thaçi e falenderon duke thënë: “Ju me punën dhe angazhimin për çlirimin e Kosovës, dëshmuat se liria nuk është privilegj i të fortit, por e drejtë fundamentale e të gjitha kombeve, e të gjitha vendeve”. Kështu mes vlerësimeve dhe emocioneve të tilla, Thaçi i dhuroi medaljen senatorit amerikan.

MCain ka thënë se  ndihet i nderuar për këtë çmim nga presidenti dhe populli i Kosovës.

“Ndihem krenar që ndodhem këtu. Të gjithë e dimë se ka nevojë për më shumë punë dhe përparime, ju keni ecur shumë përpara”, tha McCain duke shtuar se Amerika e mbështet dhe përkushtohet për Kosovën që të mbetet një vend i lirë, i fuqishëm dhe i bukur siç është edhe sot.

17966503_1440343769369311_8013335909841380483_o

John McCain ka nisur që nga data7 prill një turne në Ballkanin Perëndimor, ku shpesh po përhapet lajmi se  Rusia po përpiqet të rrisë ndikimin politik dhe ekonomik.